Lajme

Haradinaj dhuron gjak: Solidariteti është pjesë e besimit dhe traditës sonë

Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës së bashku me kolegët e tij nga i njëjti subjekt kanë dhuruar gjak gjatë ditës së sotme.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Haradinaj përmes një njoftimi në Facebook duke thënë se solidariteti është pjesë e besimit dhe traditës sonë.

“Sot, kur po i kujtojmë mijëra martirë e dëshmorë që dhanë nga gjaku i tyre për shpëtimin tonë, merr më shumë kuptim dhurimi i gjakut për të shpëtuar jetë edhe në kohë paqeje. Solidariteti dhe dora e zgjatur, është edhe pjesë e besimit dhe e traditës sonë. Bashkë me kolegë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot ishim pjesë e aksionit të përhershëm “Dhuro gjak, shpëto jetë”, shkroi Haradinaj.

Haradinaj shprehu mirënjohje për punën e stafit mjekësor.

/Shqip.com