Lajme

Haradinaj: Amerikanët s’lejojnë asnjë ushtar serb të shkelë në Kosovë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, vlerëson se Serbia nuk ka guxim në këtë kohë të ndërhyjë në veri të Kosovës për shkak të garancisë ndërkombëtare.

“Nëse do të ndodhte kjo, e gjithë bota do ta dinte se Vuçiq po e bën këtë për shërbim të Rusisë. Nëse nuk po kanë mundësi se si me ia gjet zgjidhjen Rusisë, perëndimi është bukur i zoti me ia gjet zgjidhjen Serbisë, pasi këtë e kanë bërë edhe një herë në vitin 1999”, tha ai në RTV Dukagjini.

“E di që amerikanët nuk lejojnë asnjë ushtar serb të shkelë në territorin e Kosovës. E di që bombardohet Beogradi nëse ndodh diçka e tillë, sikur në vitin 1999. Këtë e di lidershipi i Serbisë mjaft mirë. Po kaloi një oficer i Serbisë në territorin e Kosovës, do të bombardohet Beogradi, jo ndonjë territor tjetër”, shtoi Haradinaj.

“Ne duhet të bëjmë punët tona. Por, Serbia e di se Kosova është zonë e përgjegjësisë së Amerikës, Britanisë e tjerëve”, deklaroi Haradinaj.