Lajme

Haradinaj: AAK-ja është dëshmuar se është alternativa e duhur për Kosovën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Aleanca ka dëshmuar dhe vazhdon të dëshmojë se është alternativa e duhur për qytetarin e për Kosovën.

Kështu ka thënë Haradinaj pasi Komuna e Rahovecit e drejtuar nga Smajl Latifi është renditur e para për Grantin e Performancës Komunale për vitin 2022.

“Nga 38 Komunat e Republikës së Kosovës, Rahoveci renditet para për Grantin e Performancës Komunale për vitin 2022. Kryetarin Smajl Latifi dhe stafin e tij, i uroj dhe i përgëzoj për punën e tyre profesionale, korrekte dhe të ndërgjegjshme. Komuna e Rahovecit nuk është hera e parë që vlerësohet kësisoj, ajo është kampione në çdo matje nga organizata kredibile vendëse dhe ato ndërkombëtare”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se Aleanca është dëshmuar se është alternative e duhur për qytetarin dhe për Kosovën.

“Aleanca kudo që qeverisë, ka dëshmuar dhe vazhdon të dëshmojë se është alternativa e duhur për qytetarin e për Kosovën. Komunat ku qeverim ne, kanë dhe vazhdojnë të përjetojnë zhvillim të hovshëm në secilin segment, për çka i falënderojmë dhe u jemi mirënjohës kryetarëve tanë të cilët e kanë marrë punën me seriozitetin më të lartë. Vazhdojmë të jemi të tillë sepse ky edhe është vizioni ynë”, ka përfunduar Haradinaj.

/Shqip.com