Hapet Thirrja Publike për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje

Ministria e Ekonomisë sot ka shpallur thirrjen publike për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje për shtëpi dhe banesa të financuara nga Bashkimi Evropian.
Masat e prezantuara sot nga Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Alessandro Bianciardi nga Zyra e BE-së në Kosovë, synojnë mbështetjen e konsumatorëve familjarë, në veçanti konsumatorët në nevojë si investimi në instalimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje e të cilat përfshijnë:
Pompë termike;
Kondicioner/ klimë efiçiente (pompë termike ajër-ajër të tipit inverter me efiçiencë të lartë);
Kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket);
Stufa individuale me biomasë.
Vlera e subvencionimit për një pajisje pompë termike është tridhjetë përqind (30%) e vlerës investive, apo deri në 2000.00 €.
Kondicioner/ klimë (pompë termike ajër-ajër të tipit inverter me efiçiencë të lartë), vlera e subvencionimit për një pajisje është dyzet përqind (40%) e vlerës investive, apo deri në 400.00 €.
Për prindërit vetushqyes gjashtëdhjetë përqind (60%) e vlerës investive dhe deri në 550.00 €.
Për qytetarët që janë në mbështetje të skemës së ndihmës sociale (kategoria I & II) subvencionohet gjashtëdhjetë përqind (60%) e vlerës investive dhe deri në 550.00 €.
/Shqip.com