Kulturë

Hapet ekspozita “Paralel”, një reflektim e interpretim i pasojave të luftës

Galeria Kombëtare e Kosovës ka përmbyllur planprogramin e vitit 2021 me hapjen e ekspozitës së artistes Eliza Hoxha “Paralel”.

Ekspozita vjen si një rrugëtim personal i të ’90-tave dhe një reflektim e interpretim i pasojave të luftës.

Në këtë ekspozitë, vijnë rrëfimet e luftës nga luftëtarët e UÇK-së, si një hapësirë labirinthi, për shkak të mungesës së dokumentimit dhe njohjes së historisë, nga gjeneratat e reja të pasluftës.

“Paralel, është fjala që mbërthen shkurt mbijetesën, rezistencën, qëndresën e përpjekjen për liri e jetë ma të mirë të shqiptarëve të Kosovës në vitet e ’90-ta. Paralelizmi I jetës publike dhe demonstrimit të pakënaqësisë vjen në momente të piketuara nga autorja që asokohe regjistronte ngjarjet si fotografe-bashkëpunëtore në javoren politike “Zëri” duke qenë edhe vet pjesë e sistemit paralel të edukimit dhe protestive”.

“Paralelisht me të qenit të lirë sot në labirinthe errësire rrugëtojnë dhe kërkojnë ende lirinë e qetësinë shpirtërore familjarët e të pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovës dhe viktimat e dhunës seksuale.”

Ekspozita qëndron e hapur nga e marta deri tek e premtja (10:00-18:00), kurse të shtunën e dielën nga ora 10:00 deri 17:00.