Lajme

Hapen qendrat e votimit në 21 komuna

Zgjedhjet në Kosovë

Janë hapur qendrat e vendvotimeve në 21 komuna të Kosovës.

1 milion e 260 mijë e 571 qytetarë do të kenë të drejtë vote.

Vendvotimet do të mbyllen në ora 19:00, ku më pas fillon edhe numërimi i votave.

Në këtë balotazh; partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje garon në 12 komuna.

Ky subjekt politik nuk e fitoi as një komunë pa balotazh më 17 tetor.

Por, Partia Demokratike e Kosovës i fitoi katër komuna, Lidhja Demokratike e Kosovës dy, sa fitoi edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Në balotazh do të votohet edhe në katër qytetet e mëdha: Prishtinë, Prizren, Gjakovë dhe Gjilan. /Shqip.com