Haliti: Nuk kam objekte afariste e as nëntë vetura
Publikuar:
(29.06.2021 14:47:26)
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se “nuk ka objekte afariste e as nëntë vetura”, shkruan SHQIP.
Ai tha se të dhënat e pasurisë së përbashkët familjare, në Agjencinë Kundër Korrupsionit janë ngatërruar me të dhënat e ish-deputetit Xhavit Ukaj.
Haliti, theksoi se raportimet “ishin të porositura për ta dëmtuat atë dhe PDK-në”.
“Për këtë rast, do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për të zbardhur të vërtetën, duke i paditur të gjithë ata që shpifin kundër meje për qëllime të caktuara”.
Agjencia Kundër Korrupsionit, ka publikuar pasuritë e zyrtarëve.
Deklarimi i pasurisë të zyrtarëve është i obliguar me ligj. /SHQIP.COM