Lajme

Haliti: Asociacioni është obligim për Kosovën

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është obligim i Kosovës.

Haliti për Shqip.com ka thënë se pasojat ndaj Qeverisë së Kosovës për refuzimin e këtij procesi do të përcaktohen nga protagonistët që kanë ndërmjetësuar.

“Asociacioni është obligim i marrë nga Kosova në marrëveshjen e Brukselit. Pasojat ndaj Qeverisë së Kosovës për refuzimin e zbatimit të marrëveshjeve ndërkombëtare i përcaktojnë protagonistët që kanë ndërmjetësuar, bazuar në rregullat e përcaktuara për funksionimin e rendit Botërorë”, tha Haliti.

Sipas Halitit, orientimi i Kosovës nënkupton aplikimin dhe zbatimin e rregullave që aplikojnë shetet perëndimore

“Orientimi perëndimorë i Kosovës nënkupton edhe zbatimin e rregullave që aplikojnë shtetet që pretendojnë të jenë pjesë e këtyre proceseve që zbatojnë rregullat të cilat ndihmojnë njëra tjetrën, paqen dhe rendin botërorë”.

Vlen të theksohet se edhe Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se krijimi i Asociacionit është një obligim ndërkombëtar.

Po ashtu, asociacioni, sipas tij, është obligim i detyrueshëm ligjor për të gjitha palët dhe nga ai nuk mund të ikë një parti apo një individ. Escobar ka elaboruar të mërkurën deklaratën e para një muaji që në rast se Qeveria e Kosovës nuk do që të jetë pjesë e procesit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, atëherë për këtë do të diskutohet me “partnerë alternativë”.

/Shqip.com