Lajme

Halimi: Deklarata e Kurtit tregon për qasje personale e jo agjendë shtetërore

Sibel Halimi - zëdhënëse e LDK-së
Sibel Halimi - zëdhënëse e LDK-së

Gjatë ditës së sotme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takim me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak.

Kurti ka thënë se Kosova e pranon propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Lidhur më këtë ka ardhur reagimi nga ana e nënkryetares së LDK-së, Sibel Halimit.

Sipas Halimit, deklarata e Kurtit tregon për qasje personale e jo agjendë shtetërore

“Transparenca nuk do të duhej të mbetet peng i vullnetit të partisë në pushtet, është e detyrueshme dhe obligative që Kryeministri të raportojë në Kuvend, para të zgjedhurve të popullit, duke qenë se Kosova është shtet parlamentar. Ndaj, deklarata e Kryeministrit që propozimi Franko – Gjerman është pranuar nga ana e tij tregon për një qasje personale e jo agjendë shtetërore, prandaj Qeveria është mbyllur hermetikisht për publikun dhe për pasojë po shkakton mosbesim e mëdyshje”, ka shkuar Halimi.

Në anën tjetër, Lajçak tha se arsyeja e vizitës në Kosovë dhe ajo e takimit me kryeministrin Albin Kurti është çështja e planit evropian.

I pyetur për çështjen e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ai tha se tashmë është e ditur se gjithçka që është nënshkruar, duhet të zbatohet.

/Shqip.com