Sport Ndërkombëtar

Haaland u thotë lamtumirë tifozëve të Dortmundit

Erling Haaland zhvilloi ndeshjen e fund në fanellën “Verdh e Zi”.

Në Signal Iduna Park, mbi 80 mijë shikues ishin të pranishëm për t’i thënë lamtumir sulmuesit të ri.

“The Yellow Wall” u sigurua që lamtumira e fundit të ishte e paharrueshme.

Dortmundi priti Hertha Berlin në ndeshjen e tyre të fundit të sezonit, me ndërkombëtarin norvegjez që luajti për skuadrën e Bundesligës për herë të fundit.

Image

Transferimi i Haaland te Manchester City u konfirmua, disa ditë më parë.

Përpara përplasjes së së shtunës në Signal Iduna Park, tifozët e Dortmundit i kanë bërë serenad sulmuesit 21-vjeçar.

Pas Roman Burki, Marwin Hitz, Axel Witsel dhe Dan-Axel Zagadou, të cilët po largohen gjithashtu, klubi falënderoi 21-vjeçarin për kontributin e tij dhe i uroi atij të gjitha momentet më të mira para fillimit.

Jo tipik për sulmuesin kolosal, ai u shfaq thuajse i turpshëm teksa i erdhi radha të afrohej te Muri i Verdhë, ku u prit me brohoritje. Ai përkëdheli gjoksin në zemër dhe për herë të fundit iu bashkua fansave me një valë kolektive.

Image

Haaland ka qenë në formë të shkëlqyer për Dortmundin këtë sezon.

Në 29 ndeshjet e tij në të gjitha garat, ai ka shënuar 28 gola për ekipin gjerman.

21-vjeçari ishte lidhur me Real Madridin dhe Barcelonën, por në vend të kësaj ka vendosur të kalojë në Premier League.

Ai do të ndjekë hapat e babait të tij duke përfaqësuar Cityn./Shqip.com