Sport Ndërkombëtar

Haaland me këtë arritje “të çmendur”

Manchester City të dielën shënoi fitore bindëse ndaj rivalit lokal Manchester United me rezultat 6:3, në një ndeshje në të cilën sërish shkëlqeu Erling Haaland.

Erling Haaland

Norvegjezi mori pjesë në gjashtë nga pesë golat e skuadrës së tij, ndërsa arriti edhe një rekord, i cili vështirë se do të thyhet ndonjëherë.

Ai e realizoi het-trikun e tretë në këtë sezon, ndërsa për të arritur deri këtu i u deshën vetëm tetë ndeshje.

Rekordin e deritashëm e mbante ish-sulmuesi i Liverpoolit, legjendari Michael Owen.

Se për çfarë ka arritur Haaland, tregon fakti se ish-futobollisti më i mirë në botë (Owen), për të realizuar het-trikun e tretë në Ligën Premiere iu deshën madje 48 ndeshje.

Haaland ka realizuar het-trik edhe në ndeshjet ndaj Cristal Palace e Nottingham Forest, ndërsa qysh tash ka het-trik sa legjendarët e Ligës Premiere, Cristiano Ronaldo, Jamie Vardy, Didier Drogba e Frank Lampard.

Më së shumti het-trik në Ligën Premiere ka paraardhësi i Haalandit te Manchester City, Sergio Aguero.