Sport Ndërkombëtar

Haaland ia dhuron humbjen Dortmundit, Potter e fillon me barazim te Chelsea

Champions League ka sjellë një spektakël të vërtet.

Erling Haaland ka ndihmuar Manchester Cityn ta mposht ish-skuadrën me rezultat të ngushtë 2:1.

Dortmundi morri epërsinë me Jude Bellingham që shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 56-të.

Por, gëzimi i mysafirëve nuk zgjati, pasi një super goditje e John Stones gjeti rrjetën për të barazuar rezultatin.

Ishte Haaland që po vazhdon me super formën e tij, duke gjetur kështu golin e fitores për skuadrën e Pep Guardiolas.

City kryeson grupin G me gjashtë pikë, derisa Dortmundi është në vendin e dytë me tri sosh.

Aventura e Graham Potter te Chelsea nuk ka filluar në mënyrë ideale, pasi skuadra e Londrës u ndal në një barazim 1:1 nga RB Salzburg.

Golin për “The Blues” e shënoi Raheem Sterling, derisa 15 minuta para fundit Noah Okafor barazoi rezultatin.

Chelsea mbetet në vendin e fundit në grupin E me vetëm një pikë, teksa Milani dhe Dinamo gjenden në dy vendet e para.

Benfica ka befasuar Juventusin, me një fitore 2:1.

Aekadiusz Milik e kaloi në epërsi “Zonjën e Vjetër”, por, Joao Mario nga penalltia dhe David Neres e përmbysën rezultatin për të marr tri pikë të rëndësishme.

Juventusi mbetet në grupin H, pa asnjë pikë të grumbulluar.

Derisa, PSG e Benfica kryesojnë me nga gjashtë pikë.

Rezultatet e ndeshjeve të tjera:

Real Madrid 2:0 RB Leipzig

Maccabi Haifa 1:1 PSG

Rangers 0:3 Napoli

Copenhagen 0:0 Sevilla /Shqip.com