Sport Shqiptar

Haaland e shtang tri herë Kosovën

Norvegjia është duke avancuar ndaj Kosovës, me rezultatin prej 3:0.

Të tri golat për norvegjezët i shënoi ylli i kësaj kombëtare dhe i Manchester Cityt, Erling Haaland.

Golin e parë e shënoi në minutën e 15-të, të dytën në minutën e 70-të dhe pesë minuta më vonë golin e tretë të kësaj ndeshje miqësore.

Dardanët në finish të pjesës së parë u shfaqen të rrezikshme para portës së Norvegjisë duke e kërkuar golin e barazimit.

Albion Rrahmani pati rastin më të mirë, por për fat të norvegjezëve topi nuk shkojë në rrjetë.

/Shqip.com