Sport Ndërkombëtar

Guardiola: Haaland është lojtari perfekt për ta trajnuar

Pep Guardiola duket se ka “rënë në dashuri” me sulmuesin e ri të Manchester Cityt, Erling Haaland.

Norvegjezi ka bërë fillim ëndrrash në “Etihad”, 13 gola nëntë ndeshjet e para kanë bërë që ai të jetë bjë nga lojtarët e preferuar të trajnerit spanjoll.

Gardiola ka thënë se Haaland do të bëhet një nga lojtarët më të mirë.

“Ai është një sulmues i jashtëzakonshëm, e kam thënë shumë herë. Por në moshën që është dhe mendoj se ai ka ambicie, dëshiron të jetë më i mirë dhe mendoj se do të jetë më i mirë. Ai është një person i përsosur për t’u menaxhuar. Ai është një djalë i mirë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Cilësinë që ka pasur para se të vinte këtu, ka vazhduar të bëjë atë që ka bërë. Nuk shtuam shumë gjëra”, tha ai, shkruan Sky Sports.

Haaland shënoi 86 gola në 89 ndeshje për Dortmundin dhe ka vazhduar te City ku e la në Gjermani./Shqip.com