Sport Ndërkombëtar

Guardiola flet pas barazimit ndaj Real Madridit

Me barazimin e ndeshjes së mbrëmjes së djeshme në Santiago Bernabeu, Manchester City merr një lloj avantazhi përball Real Madrid për shkak se sfida e kthimit do të luhet në Manchester të Anglisë, një javë më vonë.

Trajneri spanjoll, Pep Guardiola vlerësoi performancën e skuadrës së tij dhe zbuloi edhe bisedën që pati me futbollistët gjatë pushimit pas pjesës së parë kur ishin në disavantazh 2-1.

“Ishte një ndeshje shumë e bukur dhe me intensitet, por me tifozët tanë në krah duhet të tentojmë të fitojmë kundër mbretërve të këtij kompeticioni. Në pushim u thashë futbollistëve të luajnë të organizuar dhe të mendojnë që përveç 45 minutave në Madrid, ka edhe 90 të tjera në shtëpinë tonë. Djemtë e interpretuan ndeshjen në mënyrë perfekte dhe më dhanë të tjera kënaqësi, siç kanë bërë gjithmonë vitet e fundit”, tha ai.

Ai thuri edhe lavde për lojtarin e Real Madrid, Toni Kross për të cilin tha se mund të lëvizë në mënyrën që dëshiron me lehtësi të admirueshme.

“Foden është në formë mjaft të mirë dhe kur sulmon nga qendra, ka disa aftësi të shkëlqyera. Edhe Gvardiol shënoi një gol mjaft të bukur, por e gjithë skuadra bëri ndeshje perfekte. Realit i kam zili Toni Kroosin, që bën kundërshtarin të lëvizë ashtu siç ai do dhe me një lehtësi për t’u admiruar. De Bruyne ishte mes titullarëve, por para ndeshjes më tha që nuk mundej. Ishte duke vjellë dhe nuk ishte mirë”, theksoi Guardiola.

/Shqip.com