Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gripi ka kaluar pragun epidemik.
Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 5 mijë e 731 raste ILI (sëmundje të ngjashme me gripin), 311 raste të infeksionit respirator akut dhe 13 raste me infeksion të rëndë respirator akut.