Greqi, rojet bregdetare shpëtojnë 24 emigrantë, mes tyre edhe 6 fëmijë
Publikuar:
(09.09.2023 19:45:31)

Shpëtohen 24 persona në zonë detare pranë Akrotiri Prassos në verilindje të Samos. Mediat greke raportojnë se mes emigrantëve në anije ishin edhe gjashtë fëmijë.
Raportohet se varka me të cilën emigrantët po udhëtonin ishte thuajse e shkatërruar duke vënë në rrezik jetët e tyre.
Autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet, ndërsa emigrantët u transferuan në një zonë të sigurt.
/Shqip.com