Lajme

Grenell – Blinken: S’je kredibil – po mban anë në dialogun Kosovë-Serbi

Anthony Bliken dhe Richard Grenell.

Richard Grenell, ish-emisar amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, beson se sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anthony Blinken “ka zgjedhur anë në dialogun Kosovë-Serbi”.

Sipas tij – kjo atë e bën “jokredibil”, pasi mendon se vetë ai “ka qenë konsistent”, dhe rrjedhimisht në prizmin e Grenellit “kjo ka reflektuar rezultate”.

Këto rezultate i faturon te Marrëveshja e Uashingtonit, 4 shtator 2020.

Sigurisht, Grenell për Pavloviq Today s’e la pa e përmendur Marrëveshjen e Uashingtonit – ku në fokus kishte çështjet ekonomike, sipas Departamentit të Shtetit të aso kohe -nën drejtimin e Donald Trumpit.

Pikërisht, ish-dërguari amerikan thotë se nga vizita që kishte së fundmi në Prishtinë e Beograd, thekson se ka vënë re një gjë; njerëzit dhe politikanët janë të uritur për normalizim ekonomik.

“Shumë njerëz duan të ulen dhe të flasin për fjalë dhe deklarata politike, dhe ne do të negocionim për foljet dhe emrat. Kjo, për mua, është e pakuptimtë”, deklaron ai.

Por, pretendon se atë si diplomat “e ka veçuar diçka”, në dialogun Kosovë-Serbi; duartrokitjet e kritikat.

Mendon se ka “shumë përkrahës”, njëkohësisht “numër të madh shpifës”.

Shpifje i quan pretendimet që ai “paguhet nga Beogradi për të lobuar për Serbinë”.

Fiks, siç Grenell po e cilëson Blinken “të njëanshëm”, ashtu është konsideruar njeriu i afërt me Donald Trumpin; “i afërt me Serbinë”.

Madje, bashkë me 14 kongresmenë, Grenell shkoi në darkë te Ambasada e Serbisë në SHBA, saktësisht te Marko Gjuriq – ish drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”. /SHQIP.COM