Rozë

Granit Xhaka mbështet këtë konkurrent në Big Brother, e quan vëlla

Granit Xhaka

Sonte është spektaklit i “Big Brother VIP Albania” ku do të ketë edhe eleminime.

Të nominuarit për tu larguar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri për këtë javë janë: Graniti, Monika, Iliri dhe Sara.

Mbështetje për konkurrentin nga Kosova ka dhënë futbollisti, Granit Xhaka.

Në llogarinë e tij në Instagram, ai ka publikuar një fotografi të Granitit, derisa i ka uruar suksese për sonte.

“Suksese vëlla”, ka shkruar Xhaka në mbishkrimin e fotografisë.

Ndryshe, nga banorët brenda në shtëpi, emri i Graniti ka qenë më i lakuari, si më i rrezikuara për t’u larguar sonte.

Në anën tjetër është paralajmëruar se mund të ketë edhe hyrje të reja pasi që vajzat janë duke kërkuar meshkuj single./SHQIP.com