Sport Ndërkombëtar

Graham Potter favorit për të marr drejtimin e Chelseas

Pak orë pas shkarkimit të Thomas Tuchel, duket se ai është “harruar”.

Spekulimet e shumta kanë filluar për pasardhësin e gjermanit.

Graham Potter ka qenë një nga emrat më të përmendur për të marr timonin e “The Blues”.

Sipas The Athletic, Chelsea e konsideron atë si opsionin më të mirë dhe bisedimet do të fillojnë shumë shpejt.

Por, në listën e ngushtë janë edhe trajner të tjerë të cilët nuk janë duk e udhëhequr asnjë klub.

Këtu hyn edhe ish trajneri i Tottenham, Maurico Pochettino e ish-legjenda e Real Madridit, Zinedine Zidane.

Blutë do të kërkojnë të emërojnë menaxherin e tyre të ardhshëm sa më shpejt të jetë e mundur me disa ndeshje të mëdha që vijnë.

Një derbi i Londrës perëndimore është i radhës pasi ata do të përballen me Fulhamin më 10 shtator, katër ditë para ndeshjes së tyre të radhës në Ligën e Kampionëve kundër Red Bull Salzburgut, ndërsa një përplasje e peshave të rënda kundër Liverpool-it po duket gjithashtu e madhe në horizon./Shqip.com