Teknologji

Google vjen me modelin e parë të palosshëm (Foto)

Google Pixel do t’u bashkëngjitet kompanive tjera të telefonave duke nxjerrë në shitje modelin e parë të palosshëm.

Modeli i parë do të ketë emrin Pixel Fold dhe pritet të jetë në shitje nga maji i vitit 2023.

Dizajni pritet të jetë i frymëzuar nga modeli Pixel 7, kurse mbrapa do të ketë dizajnin e Pixel 7 Pro me tri kamera.

Pixel Fold do të ketë përmasat 158.7 x 139.7 x 5.7 mm dhe ekrani kryesor me gjasë do të vijë me madhësinë prej 7.69 inç.

Pixel Fold ka të ngjarë të mundësohet nga çipi Tensor G2 me 12 GB RAM, për modelet standarde dhe disa opsione të memories dhe me sistemin operativ Android 13.

Telefoni ka të ngjarë të jetë i disponueshëm me ngjyrat argjend dhe të zezë, kurse çmimi fillestar pritet të jetë 1,799 dollarë.

Kompania nuk ka dhënë ende informacione për madhësinë e kamerave që do t’i ketë ky telefon.

/Shqip.com