Teknologji

Google Maps mund t’u tregojë se ku është më mirë të vendosni panele diellore

Google Maps mund të llogarisë potencialin e prodhimit të energjisë diellore të çatisë, të monitorojë cilësinë e ajrit dhe të parashikojë sasinë e polenit në ajër.

Aplikacioni prezantoi kohët e fundit disa opsione të reja, të tilla si Solar API, i cili llogarit potencialin për panele diellore në çati duke përdorur të dhënat e motit dhe fotot satelitore.

Qëllimi i këtij mjeti është të përshpejtojë instalimin e paneleve diellore duke përmirësuar projeksionet e prodhimit dhe duke lehtësuar punën e instaluesve.

Mjeti Pollen API synon të tregojë informacionin më të fundit mbi alergjenët më të zakonshëm në 65 vende duke përdorur të dhënat e mësimit të makinerive dhe të erës.

Në mënyrë të ngjashme, API për cilësinë e ajrit duhet të tregojë informacion të detajuar për cilësinë e ajrit duke përdorur burime të shumta si stacionet matëse, satelitët, të dhënat e trafikut, etj.

Aplikacioni mund të tregojë gjithashtu rajonet që janë prekur nga zjarret në pyje.

/Shqip.com