Teknologji

Google do mbyllë versionin bazë HTML të Gmail

Google ka njoftuar se do të ndalojë mirëmbajtjen e versionit bazë HTML të shërbimit të tij të postës elektronike duke filluar nga janari 2024.

Vendimi është postuar në faqen e internetit të kompanisë për mbështetjen e klientit.

“Versioni bazë HTML i Gmail është versioni i mëparshëm që u zëvendësua nga pasardhës më modernë më shumë se 10 vjet më parë dhe sot nuk lejon përdorimin e të gjitha opsioneve dhe funksioneve të Gmail,” tha Google për The Register.

Vendimi i gjigantit amerikan të internetit u dënua nga përdoruesit e verbër dhe me shikim të pjesshëm, të cilët preferojnë të përdorin versionin HTML të Gmail për shkak të thjeshtësisë së tij. 

Ata gjithashtu u ankuan se versioni bazë i shërbimit popullor të postës elektronike është më i vështirë për t’u gjetur kohët e fundit sesa ishte më parë.

Google mbylli më parë disa nga shërbimet e saj (Google Reader, Wave, Google Code…). Megjithatë, disa prej tyre u kthyen pasi përdoruesit protestuan për heqjen e tyre.

Kështu, për shembull, G Suite u vu në pritje pasi përdoruesit njoftuan Google se u ishte premtuar se shërbimi do të ishte i disponueshëm përgjithmonë.

/Shqip.com