Glauk Konjufca: Edhe Kosova solidarizohet me Ukrainën
Publikuar:
(24.02.2022 10:26:48)
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka “dënuar ashpër” sulmet e Rusisë në Ukrainë – teksa ka thënë se edhe Republika e Kosovës duhet të solidarizohet me Ukrainën.
Këtë reagim – ai e ka bërë në Facebook.
“Sot, në orët e hershme të mëngjesit, Rusia ka nisur sulmin masiv ushtarak me synim të pushtimit të Ukrainës. E dënojmë ashpër agresionin e Rusisë mbi shtetin sovran të Ukrainës. Në këto momente sfiduese për paqen globale dhe të drejtën ndëkombëtare, sikur e gjithë bota demokratike, edhe Republika e Kosovës solidarizohet me Ukrainën, me popullin dhe udhëheqjen ukrainase”, ka shkruar ai në Facebook.