Lajme

Glauk Konjufca dhe ambasadori norvegjez nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi

Glauk Konjufca dhe Erik Grøndahl

Glauk Konjufca, kryeparlamentari i Kosovës, ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Erik Grøndahl.

Ata u takuan të martën dhe takimin e konkretizuan me nënshkrimin e Memorandumit.

“Qëllimi i këtij projekti, financues i të cilit është Ministria e Jashtme Norvegjeze, është fuqizimi dhe promovimi i transparencës dhe efikasitetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe institucioneve tjera shtetërore të sundimit të ligjit në Kosovë”, thuhet në komunikatën e Kuvendit për media.

Memorandumi ishte nënshkruar më parë edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e kryeministri, Albin Kurti. Shqip.com