Sport Ndërkombëtar

Gjyqtarja hyn në histori, tregon kartonin e bardhë

Gjyqtarja Catarina Campos ka treguar kartonin e parë të bardhë që është parë në një ndeshje futbolli në Portugali. Ndodhi gjatë ndeshjes që Benfica e humbi ndaj Sporting Portugal 0-5 në “Taça de Portugal Feminina”.

Në minutën e 44-t të pjesës së parë, gjyqtarja kryesore tregoi ​një karton të bardhë për mjekët e të dyja skuadrave dhe ndryshe nga paralajmërimet e verdha apo të kuqe në kësi rastesh, sinjali ishte mirënjohës për “fair play”.

Një nga 15.032 tifozët e pranishëm në “Estádio da Luz” nuk u ndje mirë në tribunë dhe kishte nevojë për ndihmë. Ai u ndihmua urgjent nga shërbimet mjekësore të të dyja skuadrave.

Kartoni i bardhë u miratua nga Federata Portugeze e Futbollit (FPF) në vitin 2018 për të shpërblyer ‘fair-play’ dhe qëndrimet e mira në një ndeshje, si në fushë ashtu edhe në tribuna.

Ky mjet i promovuar nga Plani Kombëtar i Etikës në Sport të Portugalisë shërben për të “njohur sjelljen korrekte në fushë, duke e aplikuar për lojtarët, trajnerët dhe gjithashtu tifozët”, shpjegoi FPF kur njoftoi krijimin e kartonit të bardhë.

/Shqip.com