Sport Ndërkombëtar

Gjyqtari i njohur vdes në fushën e lojës

Një ngjarje e rëndë dhe e trishtë ka ndodhur në Francë. Gjyqtari i njohur, Johan Hamel ka ndërruar jetë në moshën 42-vjeçare.

Ai ka ndërruar jetë pas një goditjeje në tru gjatë stërvitjes dhe, ngjarja ka shokuar mbarë opinionin, pasi 42-vjeçari nuk ka shfaqur më herët probleme shëndetësore.

Hamel ka qenë gjyqtar i katërt në ndeshjen mes Shqipërisë U-21 dhe Anglisë U-21 e përfunduar me rezultatin 0-3 për përfaqësuesen e “Tre Luanëve” në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Hamel ka më shumë se 120 ndeshje në Ligue 1 franceze dhe mbi 300 ndeshje në total si gjyqtar profesionist.

/Shqip.com