Sport Ndërkombëtar

Gjyqtari i ndeshjes Argjentinë – Arabi Saudite, dy vite më parë u arresua në Serbi teksa u “kap” me këngëtaren Tijana Ajfon

Sfida e parë në ditën e tretë të Kupës së Botës në Katar na sjell një ndeshje mes Argjentinës dhe Arabisë Saudite, ku do të marrin pjesë edhe disa gjyqtarë nga Ballkani, të cilët sigurisht do të ndajnë drejtësinë Messit dhe kombëtares së ti.

Gjyqtari slloven në fjalë është Slavko Vinçiq, i cili është i njohur për publikun për një skenë shumë famëkeqe që ndodhi gjatë karantinës në maj 2020. Ai ishte i ftuar në një festë private ku ishin të ftuara yjet nga Serbia, përfshirë edhe këngëtarja serbe e njohur si Tijana Ifon.

Ishte planifikuar që yjet të kalonin Drinën me varkë dhe të mbërrinin në Bijeljina dhe më pas të ishin në shoqërinë e 40 biznesmenëve që u mblodhën në atë vend në një periudhë kur çdo ngjarje e madhe shoqërore ishte rreptësisht e ndaluar.

Rreth 36 persona u arrestuan në një operacion të gjerë nga policia, shumë prej të cilëve u liruan menjëherë, ashtu siç ishte rasti me Vinçiqin, i cili më pas shpjegoi historinë nga këndvështrimi i tij për mediat vendase.

“Pas një takimi me partnerët e biznesit, ne u ftuam në një fermë për të festuar dhe ne iu përgjigjëm ftesës. Ishin rreth dyzet veta, nuk njihja asnjë prej tyre. Pas bastisjes së policisë, na dërguan në një intervistë informative, ku i shpjegova se nuk i njihja fare këta persona dhe më pas më liruan që të kthehesha në shtëpi në Slloveni”, tha në atë kohë Vinçiq për portalin “24ur”, përcjell Shqip.com.

Ky incident nuk ndikoi në karrierën e tij, pasi atij i besohet vazhdimisht nga UEFA dhe FIFA për të gjykuar ndeshjet kryesore të kompeticioneve botërore dhe evropiane.

/Shqip.com