Lajme

Gjykata publikon vendimin për Olta Xhaçkën

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e aresyetuar për mandatin e Olta Xhaçkës, ku më 10 korrik u rrëzua vendimi i Kuvendit.

Gjykata Kushtetuese u shpreh se Kuvendi nuk ka zbatuar vendimin e GJK në lidhje me mandatin e ish-ministres, kur votoi për të mos dërguar raportin në Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata konstaton se në thelb të kërkesës është vënë në diskutim fuqia detyruese e vendimit të Gjykatës që ka përcaktuar detyrimin e Kuvendit për të iniciuar një proces kushtetues të kontrollit të papajtueshmërisë me Kushtetutën të mandatit të deputetes Olta Xhaçka, çka ka qenë, sipas kërkuesit jo më pak se 1/10-ta e deputetëve, edhe shkaku i lindjes së mosmarrëveshjes kushtetuese mes palëve, për rrjedhojë, sipas kërkuesit jo më pak se 1/5-ta e deputetëve, ka sjellë edhe nevojën për interpretimin përfundimtar të dispozitave kushtetuese.

V E N D O S I:

Pranimin pjesërisht të kërkesës.
Zgjidhjen e konfliktit/mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet Kuvendit të
Republikës së Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt jo më pak se 1/10-ta e deputetëve.

Shfuqizimin e vendimit nr. 41/2024, datë 11.04.2024 “Për mosdërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese” të Kuvendit të Shqipërisë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

/Shqip.com