Gjykata nxjerr Noizyn nga burgu, reperi la garanci pasurore 50 mln lekë
Publikuar:
(16.08.2024 14:24:45)
Gjykata e Durrësit ka liruar sot nga qelia Rigels Rajkun e njohur me emrin e artit Noizy. Shqip.com mëson se togat e zeza kanë pranuar garancinë pasurore të reperit prej 50 mln lekësh.
Ai po mbahej prej disa ditësh në paraburgim, pasi u arrestua për dhunë ndaj personazhit të TikTok-ut Medi Iseni.
Hetimi ndaj Noizyt do të vijojë në në gjendje të lirë, ndërsa Policia e Kosovës dhe Ministria e Drejtësisë kërkojnë ekstradimin e reperit për t’u përballur me akuzat.
Në kërkim vijon të jetë reperi tjetër, Stresi, edhe ai i akuzuar për dhunimin e Medi Isenit dhe kunatit të tij në Pejë.
/Shqip.com