Lajme

Gjykata merr vendim për rastin e dhunimit të 71-vjeçares në Skenderaj

Një muaj paraburgim i është caktuar një 25-vjeçari nën dyshimet për dhunimin e një 71-vjeçareje në Skenderajt.

Lajmin për SHQIP.com, e ka konfirmuar zëdhënësi për media, Valon Pretenti.

“Po është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për 25 -vjeçarin”.

Lexo edhe:
Një i ri dyshohet se dhunoi 71-vjeçaren në Skenderaj

Rasti i dhunimit dyshohet se ka ndodhur me 4 nëntor ku ka raportuar edhe policia në raportin 24 orësh.

“DHUNIM/Skenderaj 04.11.2022 – 14:30. Me 06.11.2022 është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga një i dyshuar mashkull i panjohur. Me 07.11.2022 viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor”.

/Shqip.com