Lajme Ballkan

Gjuriq u flet kongresmenëve amerikanë për dialogun Kosovë-Serbi

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq
Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, gjatë një takimi me kongresmenët demokratë, Bill Keating dhe Gary Connolly, i ka informuar ata për situatën në dialogun Kosovë-Serbi, transmeton Shqip.com.

Gjatë diskutimit me dy kongresmenët demokratë, Gjuriq përcolli, siç thuhet, “shqetësimet serioze në lidhje me numrin në rritje të incidenteve dhe sulmeve ndaj serbëve dhe pronës së tyre, si dhe pasurive kishtare dhe kulturore në Kosovë”.

Siç raporton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”, Gjuriq në këtë takim tha se pala serbe e udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq dhe Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë Qeveritare për Kosovën”, Petar Petkoviq, do të përkrahë çdo marrëveshje për stabilitet.

“Pavarësisht mesazheve dekurajuese që vijnë nga Prishtina, ekipi ynë, i udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq dhe Drejtori i Zyrës Qeveritare për Kosovën, Petar Petkoviq, do të vazhdojë të avokojë për stabilitet dhe respekt për çdo marrëveshje. Beogradi ka dëshmuar, brenda dhe jashtë, se e mban fjalën dhe se palë negociuese që i besohet”, raportohet të ketë thënë ai. /Shqip.com