Sport Ndërkombëtar

Gjunjëzohet Argjentina, Arabia Saudite kalon në epërsi   

Argjentina e nis rrugëtimin e saj në Kampionatin Botëror me duelin ndaj Arabisë Saudite në kuadër të Grupit C, shkruan Shqip.com.

Arabia Saudite nuk ka të ndalur, Al Dawasri ka shënuar për epërsinë 2:1 ndaj Argjentinës në minutën e 53.

Ndeshja ka filluar në ora 11:00, do të luhet në stadiumin “Lusail Iconic Stadium”.

Argjentinasit do të synojnë të marrin pikët e plota në këtë duel që cilësohen si favoritë në letër, për të lehtësuar më tej kalimin e fazës së grupeve.

Në anën tjetër, Arabia Saudite që cilësohet si autsajderer e grupit, do të tentojë të bëjë mrekullinë.

/Shqip.com