Lajme

Gjukanoviq: Të gjitha vendet e Ballkanit e kanë vendin në BE

Milo Gjukanoviq

Presidenti i  Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi janë të shkëlqyera.

Ai këto komente i ka bërë gjatë një konference për media bashkë me Vjosa Osmanin.

“Sot jam në vizitën e parë në Kosovë. Marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës janë të shkëlqyera, raporte të hapura mes dy vendeve tona” është shprehur Gjukanoviq

Po ashtu Gjukanoviq se e mbështetësin dialogun midis Prishtinës dhe Serbisë

“Marrëdhënie të tilla janë të mundura sepse duhet të forcojmë bashkëpunimin në rajon. Me një vëmendje të veçantë po përcjellim në skenën politikë të Kosovës. Mali i Zi është anëtare e NATOS dhe bashkë jemi drejt BE. Me një vëmendje të veçantë përcjellim normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.Ne mbështesim dialogun politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit’’ ka thënë Gjukanoviq

Më tutje Gjukanoviq ka thënë se janë  pajtuar se zgjedhja më e mirë është anëtarësimi në BE dhe NATO.

‘’Është interes edhe i BE. Anëtarësimi në BE do të ishte një investim në paqe dhe zhvillim. Një tragjedi në Ukraine ka qenë moment që na ka zgjuar të gjithëve sepse është goditur sistemi i vlerave evropiane. Mesazhi është që të gjitha vendet e Ballkanit e kanë vendin në BE” ka thënë Gjukanoviq.

Ai ka ftuar për vizitë në Mal të Zi, Osmanin./Shqip.com