Kulturë

Gjon’s Tears shpallet vokalisti më i mirë në ‘Eurovisionin’ e vitit të kaluar

Këngëtari me prejardhje shqiptare, Gjon’s Tears, i cili përfaqësoi Zvicrën në “Eurovision” është shpallur vokalisti më i mirë për ediconin e kaluar.

“Eurovision”, përmes rrjetit social Instagram, e bëri të ditur këtë lajm pas votimit që bënë njerëzit nga e gjitha bota nëpër komente.

“Zëri i një engjulli” – ishte përshkrimi që faqja e “Eurovision” i bëri vokalit të Gjon’s Tears.

Në “Eurovision”, Gjoni ka përfaqësuar Zvicrën me këngën  “Tout l’Univers”, derisa në garë për këtë çmim ishte edhe shqiptarja Anxhela Peristeri.