Sport Shqiptar

Gjilani dhe Prishtina ndahen baraz, Dukagjini triumfon ndaj Feronikelit

Prishtina dhe Gjilani ndahen baraz

Kanë përfunduar dy ndeshjet e zhvilluara sot në Superligën e Kosovës.

Gjilani dhe Prishtina janë ndarë baraz, kurse Dukagjini ka fituar ndaj Feronikelit, shkruan Shqip.com.

Në kryendeshjen e zhvilluar në stadiumin “Agim Ramadani”, skuadra e udhëhequr nga Ismet Munishi nuk ka arritur të i arkëtojë pikët e plota ndaj kryeqytetasve.

Përkundër faktit që “skifterat” ishin favorit në këtë takim, ishte Prishtina që kaloi e para në epërsi me anë të Mendurim Hoti-t.

Kurse, golin e barazimit për gjilanasit e realizoi, Gerhard Progni, i cili e tundi rrjetën për nga penaltia.

Prishtina-Gjilani, momente nga e kaluara

Pas këtij barazimi, Prishtina mbetet në pozitën e pestë me 20 pikë, kurse Gjilani ngritet në vendin e dytë, me 22 pikë.

Në ndeshjen e zhvilluar në Klinë, Dukagjini arkëtoi pikë të arta ndaj Ferronikelit, ndërsa triumfuan me rezultat minimal 1-0.

Realizator ishte mesfushori, Bujar Shabani.

Me këtë trepikësh, klinasit largohen nga zona e rrezikshmërisë për rënie nga liga, pasi kanë 14 pikë, pas 13 ndeshjeve.

Ndërsa, Nikli ngelet në vendin e fundit, me katër pikë më pak. /Shqip.com