Sport Shqiptar

Gjilani dhe Llapi publikojnë 11-shet titullare

SC Gjilani

SC Gjilani dhe Llapi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

“Skifterat” janë nikoqir të “Legjendave” në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i Zekirija Ramadanit vjen nga një barazim dhe një humbje në dy ndeshjet e fundit dhe pret t’i kthehet fitores për të mbajtur fortë pozitën e tretë apo edhe për t’u ofruar me vendin e dytë.

Në anën tjetër, ekipi i Tahir Batatinës i është kthyer fitores pas tri humbjeve radhazi dhe synon të vazhdojë me rezultate pozitive për t’u ofruar me pozitën e tretë që dërgon në Evropë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Gjilani: Koliçi; Islami, Sinani, Prekazi, Hoxha; Dabiqaj, Musolli, Ramadani; Cale, Kelmendi, Zabergja.

Llapi: Avdyli; Maliqi, Krasniqi, Christofi, Fernando; Shabani, Limani; Selimi, Progni, Alidema; Firmino.

/Shqip.com