Sport Ndërkombëtar

Gjigantët evropianë gati të bëjnë çmendurinë për 16-vjeçarin brazilian

Super talenti i skuadrës braziliane,  Palmeiras, Endrick ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha në Evropë. PSG ka bërë një propozim zyrtar për klubin brazilian, ndërkohë që të interesuar për talentin janë edhe Chelsea, Real Madrid e Barcelona.

Edhe këta të fundit e kanë bërë një hap konkret dhe e konfirmon trajneri Xavi Hernandez, i cili ka folur për Endrick. “Ne kemi folur me babanë e Endrick dhe me vetë lojtarin. Unë u kam shpjeguar atyre projektin e klubit. Ne e duam atë, ai është një talent i nivelit të lartë.  Endrick është ai lloj lojtari që na nevojitet. Shpresoj të bashkohet me Barcelonën. E ka në dorë ai të vendosë”, është shprehur Xavi, ndërkohë që nga shitja e tij, Palmeiras pretendon të përfitojë rreth 60 milionë euro. Për këtë e ndihmon edhe interesimi i shumë klubeve të mëdha, çka e kthyer shitjen e Endrick në një ankand.

/Shqip.com