Art Jetese

Gjevrek me susam

Përbërësit:

2,5 filxhanë miell

1 lugë e vogël kripë

1 lugë ujë të ngrohtë

1 lugë e vogël tharmë të thatë

1 lugë sheqer

2 lugë të vogla vaj ulliri

1 lugë ujë

1 filxhan fara të pjekura susami

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit për brumë, vendosni në një enë dhe ngjishni deri sa të bëhet brumi i lëmuar.

Mbulojeni enën dhe lëreni në një vend të ngrohtë për një orë.

Furrën nxeheni në 200 gradë.

Brumin shtrijeni dhe priteni në shirita.

Secilin shirit me dorë zgjatni në gjatësi deri në 24 cm, pastaj shiritin mbështillni në formë gërsheti dhe pastaj jepni formën e rrumbullakët.

Gjevrekun vendoseni në enën për pjekje, lyeni me ujë dhe hidhni mjaft susam.

Piqeni 20 – 25 minuta, derisa të marrë ngjyrë verdhë në të artë.

/Shqip.com