Sport Ndërkombëtar

Gjest i turpshëm nga Mbappe, e kap organin gjenital dhe e provokon lojtarin kundërshtar

PSG e mbylli pjesën e parë të sezonit me një fitore të jashtëzakonshme 5-0 ndaj Auxerres.

Pak ditë para fillimit të Kupës së Botës, kampioni në fuqi ekspozoi hierarkinë e tij në një shfaqje të re talenti dhe cilësie.

Megjithatë, në xhiron e 15-të në Ligue 1, një gjest i turpshëm i Kylian Mbappe ndaj një rivali u theksua kur ai po shkonte në dhomën e zhveshjes së “Parc des Princes” pasi shënoi fitoren e madhe.

Sulmuesi francez nuk ka ngurruar të tallet me një kundërshtar pas ndeshjes. Ndoshta për shkak të ndonjë diskutimi në fushën e lojës, apo një prej diskutimeve dhe pretendimeve të shumta që ndodhin në futboll, fituesi i Kupës së Botës e kap organin gjenital në shenjë të qartë acarimi ndaj lojtarit të Auxerres.

Ende nuk është zbuluar se përse ndodhi kjo skenë mes dyshes, por është një veprim i turpshëm i Mbappes.

/Shqip.com