Sport Ndërkombëtar

Gjermania në zi, ndahet nga jeta fituesi i Botërorit të 1990

Mandatory Credit: Photo by Colorsport/Shutterstock (3118459a) Diego Maradona (Arg) argues his point with Andreas Brehme Argentina v West Germany World Cup Final 1990 Rome 8/7/90 WC1990 Final: W Germany 1 Argentina 0 Sport

Futbolli në zi. Andreas Brehme vdiq në Mynih nga arresti kardiak, sipas “Bild”. Brehme, i cili ishte 63 vjeç, u dërgua me urgjencë në klinikën pranë shtëpisë së tij, gjatë natës, midis të hënës dhe të martës, por mjekët nuk arritën ta shpëtonin.

Gjatë karrierës së tij si lojtar, Brehme kishte luajtur për Saarbrücken, Kaiserslautern (ku më vonë ishte edhe trajner), Bayern Munich, Inter (1988-1992, ku fitoi titullin rekord më 1989) dhe Real Zaragoza.

Në vitin 1990 fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë. Brehme ka lënë pas partneren e tij Susanne Schaefer dhe dy fëmijë të rritur nga martesa me ish-bashkëshorten Pilar.

Dhimbje e madhe kjo edhe për familjen zikaltër, për ndarjen e papritur nga jeta e një prej lojtarëve më të dashur të të gjitha kohërave. Interi vajton Andreas Brehme, një kampion në fushë, person shumë i sjellshëm edhe jashtë fushës.

“Një lojtar i mrekullueshëm, një tifoz i madh i Interit. Bye Andy, përgjithmonë një legjendë”, – ka shkruar klubi zikaltër në rrjetet sociale.

Një vdekje që preku thellësisht gjithë botën e futbollit.

Përgjigja e Juves ndaj mesazhit të ngushëllimit të Interit ishte e menjëhershme: “U prehsh në paqe Andy”.

/Shqip.com