Lajme

Gjermania apel Kosovës dhe Serbisë të arrihet zgjidhje për targat

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Kryeministri, Albin Kurti

Zëdhënësi i Qeverisë Gjermane Steffen Hebestreit ka bërë thirrje që çështja për targat të mos e pengojë dialogun e normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë.

Qeveria gjermane është shprehur e zhgënjyer që takimi Kurti-Vuciq që u mbajt të hënën, nuk solli ndonjë arritje të marrveshjes.

“Qeveria gjermane është e zhgënjyer që kryeministri i Kosovës Kurti dhe presidenti i Serbisë, Vuçiq, nuk arritën të hënën të bien dakord për një zgjidhje të krizës aktuale”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Hebestreit, të mërkurën pasdite në konferencën e rregullt për shtyp të qeverisë gjermane.

Hebestreit e përshëndeti faktin që Kurti e shtyu afatin për marrjen e masave ndëshkuese dhe bëri thirrje që kjo kohë të shfrytëzohet për arrijtjen e një zgjidhjeje.

“Është mirë që qeveria në Kosovë ka vendosur që t’i pezullojë për 48 orë masat ekzekutive, pra vendosjen e gjobave.Është me rëndësi që kjo periudhë të shfrytëzohet për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme në këtë mosmarrëveshje, çka do të sillte edhe shpërshkallëzim të situates”, raporton DW.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane më tej vuri në dukje domosdoshmërinë e arritjes sa më shpejt të një marrëveshjeje në dialog.

/Shqip.com