Sport Ndërkombëtar

Gjermanët në avantazh ndaj Arsenalit

Bayern Munich ka përmbysur rezultatin në “Emirates Stadium” përballë vendasve të Arsenal.

Topçinjtë kaluan të parët në avantazh me anë të Saka në minutën e 12-të.

Sulmuesi depërtoi nga krahu i djathtë i zonës duke lëshuar një diagonale të pakapshme për Neuer, duke i dhënë avantazhin e përkohshëm të tijve.

Megjithatë Bayern Munich ka arritur të vendosi baraspeshën (18′) duke ndëshkuar në momentin më të mirë të mundshëm djemtë e Mikel Arteta.

Nga një përgjumje e mbrojtjes, të vendasve ka përfituar, ish-ylli i Arsenal, Serge Gnabry, i cili pasi merr një pasim nga Leon Goretzka e ka tejet të lehtë, të mundë 1 për 1, portierin spanjoll, David Raya.

Ndërkohë për të përmbysur rezultatin mendoi Harry Kane (32′).

Ish-sulmuesi i Tottenham, ekzekutoi në mënyrë perfekte një penallti të fituar nga Sane, duke e çuar topin në rrjetë dhe dhënë avantazhin miqve.

/Shqip.com