Lajme

Gjendet një burrë i vdekur në Fushë Kosovë

Ilustrim

Një burrë është gjetur pa shenja jete të martën në Fushë Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Fushë Kosovë, 10.08.2021 – 12:45. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenjë jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është hapur si “Vdekje e dyshimtë”./SHQIP.com