Lajme

Gjendet e vdekur një grua në Istog

Komuna e Istogut (Foto e ilustruar)

Një grua është gjetur pa shenja jete të hënën në Istog, njofton Shqip.com.

Siç bën të ditur policia, rasti është hapur si ‘Hetim i vdekjes’.

 Njësitet përkatëse, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja  e viktimës”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet./SHQIP.com