Lajme

Gjendet e mitura nga Fushë Kosova që u zhduk para disa ditëve, ishte duke qëndruar me një të mitur

Është gjetur e mitura nga Fushë Kosova gjatë ditës së mërkure e cila ishte duke qëndruar me një të mitur tjetër.

Policia e Kosovës ka njoftuar se e njëjta është intervistuar nga PK dhe është gjetur 5 ditë pas zhdukjes.

“Viktima femër kosovare e mitur e cila ditë më parë ishte raportuar si person i humbur, është intervistuar dhe e njëjta ka pranuar se ka qëndruar me të dyshuarin mashkull kosovar i mitur”, thuhet në njoftim.

Ilustrim.

PK ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./Shqip.com