Lajme

Gjashtë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë edhe gjashtë raste aktive me COVID-19.

Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, gjatë një dite është shënuar vetëm një rast pozitiv me virus.

Megjithatë, nuk është shëruar asnjë person si dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Vaksinimi i qytetarëve është duke vazhduar herë pas here, por në 24 orët e fundit nuk është dhënë asnjë dozë e vaksinës kundër virusit.

/Shqip.com