Art Jetese

Gjakderdhje nga hundët – Pse ndodh dhe çfarë duhet të bëni menjëherë

Hemoragjia nga hundët në përgjithësi nuk është tregues i ndonjë problemi serioz mjekësor dhe mund të trajtohet edhe në kushtet e shtëpisë.

Ajo mund të zgjasë disa sekonda ose edhe disa minuta.

Që të ndaloni gjakderdhjen nga hundët duhet të provoni këto mënyra, të mbani flegrat e hundës shtrënguar lehtë për pak minuta.

Të vendosni mbi hundë një kompresë të ftohtë ose akull. Të qëndroni në këmbë, një pozicion që pakëson tensionin e gjakut në enët e gjakut në zonën e hundës.

Nëse gjakderdhja pushon, nuk keni nevojë të kërkoni një trajtim më të specializuar mjekësor.

Epistaxis. Young man touching his bleeding nose, panorama, close up

Kërkoni ndihmë mjekësore nëse gjakderdhja nga hundët ndodh ndërsa merrni ilaçe për hollimin e gjakut dhe vuani nga mpiksja e gjakut, atëherë duhet të drejtoheni tek një mjek specialist.

Nëse vuani nga anemia, rrahjet e çrregullta të zemrës apo vështirësitë në frymëmarrje atëherë duhet të shkoni tek mjeku.

Nëse fëmijës që nuk ka mbushur akoma 2 vjeç, i del gjak nga hundët, duhet ta çoni menjëherë te pediatri.

Duhet të shkoni në urgjencë në rastet kur gjakderdhja vazhdon për më shumë se 20 minuta, si dhe keni vështirësi në frymëmarrje, po ashtu nëse keni pësuar një aksident dhe ju del gjak.

Brendësia e hundës është e tej mbushur me enë gjaku tepër delikate të cilat mund të dëmtohen mjaft lehtë.