Sport Shqiptar

Giresse nuk e mendon dorëheqjen

Alain Giresse në konferencën e sontme

Kosova ka barazuar 1:1 me Andorrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjen e dytë kualifikuese për Euro 2024. Ky rezultat gjithsesi është zhgënjyes, duke marrë parasysh cilësinë e rivalit.

Pas ndeshjes, trajneri i Kosovës, Alain Giresse, tha se nuk e mendon dorëheqjen dhe do të vazhdojë të punojë.

“Na ka munguar diçka në fund që të konkretizojmë rastet. Disa vendime të gjyqtarit nuk ishin të duhura. Ka shumë gjëra që kanë ndikuar që ndeshja të përfundonte me rezultat 1:1. Ishim të vetëdijshëm që Andorra do të luante mbrapa. Jemi përgatitur për këtë mënyrë të lojës. Kemi pasur raste por nuk mundëm të thyenim mbrojtjen. Kam kërkuar të luajmë më shpejt. Veprimi I fundit na ka munguar. Kjo ndikoi”, ka thënë Giresse.

Ai ka shtuar se është herët të flitet rreth humbjes së mundësisë për t’u kualifikuar.

“Mendoj që është shumë herët të flitet se ka përfunduar mundësua e kualifikimit. Qëllimi është që të punoj dhe vazhdoj punën time këtu. Nuk më intereson mua ajo që ju kënaq juve si vendim”, tha Giresse pas ndeshjes.

/Shqip.com