Sport Shqiptar

Giresse kërkon fitore, por edhe kujdes nga Andorra

Alain Giresse, përzgjedhësi i Kosovës
Alain Giresse, përzgjedhësi i Kosovës

Kosova të martën mbrëma do ta zhvillojnë ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Skuadra kosovare do të presin Andorrën në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë pas barazimit 1:1 me Izraelin të shtunën.

Në prag të kësaj ndeshje, Alain Giresse u paraqit në konferencën e sotme për media.

Përzgjedhësi i Kosovës e cilësoi si pozitiv rezultatin me Izraelin, teksa tha se nesër synohet fitorja.

“Vijmë nga një rezultat pozitiv në Izrael, ndërsa këtë seri pozitive synojmë ta vazhdojmë me fitore ndaj Andorrës”, tha tekniku francez.

“Pika e parë nuk duhet neglizhuar Andorra, ndoshta s’është e njohur në futboll, por nuk duhet të nënçmohet. Pak ka rëndësi kush është kundërshtari, rëndësi ka kompeticioni dhe duhet t’i qasemi me seriozitet dhe motivim”, deklaroi Giresse.

/Shqip.com